Investoni në pjesë këmbimi cilësore për automjetin tuaj !
Produktet që ne tregtojmë janë të një teknologji inovative, të një cilësi rigoroze dhe me një qëllim të vetëm, atë të ofruarit një udhëtim komod e të sigurtë .
Degert Auto sha,i pati fillimet e saj modeste në vitin 1994 në qytetin e Laçit, e një aktiviteti i cili u konsolidua dhe u përmirësua me kalimin e kohës,duke u shfaqur tashmë si një nga partnerët më serioz dhe më dashamirës për një numër të madh biznesesh në Shqipëri.
Filozofia që ne ndjekim është puna me njerëz që nuk kanë eksperiencë por që duan të punojnë…
Skuadrat jonë e shitjes është shtylla kryesore në Degert Auto, pasi arrijnë të shfrytëzojnë maksimalisht mundësitë e çdo dite.
Kemi kënaqësinë t’ju komunikojmë që prej periudhës Janar 2022 kompania Degert Auto sh.a është pjesë e Nexus Automotive International Group. Për kompaninë tonë të qënit pjesë e një grupi të tillë ka shërbyer si një atelier komunikimi dhe bashkëpunimi marrëdhëniesh në biznes mes kompanive ndërkombëtare me prestigjoze në industrinë ku operojmë.
Për më shumë info mund të shfletoni portalin zyrtar të Nexus Automotive International Grup.