Degert Auto sha,i pati fillimet e saj modeste në vitin 1994 në qytetin e Laçit, e një aktiviteti i cili u konsolidua dhe u përmirësua me kalimin e kohës,duke u shfaqur tashmë si një nga partnerët më serioz dhe më dashamirës për një numër të madh biznesesh në Shqipëri.
Që në fillim të rrugëtimit të tij,themeluesi i Degert Auto sha,Z.Luan Turja ka ndjekur një strategji diferencimi të produkteve që do tregtonte ,duke u orientuar nga kërkesat e tregut si dhe nevojat e klientëve. Në proçesin e rritjes së tij stafi është shtuar në mënyrë progresive dhe është specializuar më së miri në sektorin ku operon.
Degert Auto sha,i pati fillimet e saj modeste në vitin 1994 në qytetin e Laçit,e një aktiviteti me drejtim kryesor në fushën e tregtimit të pjesëve të këmbimit i cili u konsolidua dhe u përmirësua me kalimin e kohës,duke arritur të jetë një nga kompanitë lider në vënd. Me një eksperiencë më shumë se 30 vjeçare në tregun e pjesëve të këmbimit dhe lubrifikantëve të automjeteve kompania ofron një gamë të gjëre produktesh dhe shërbimesh të krijuara për të përmbushur më së miri nevojat e konsumatorëve.
Vlerat bazë të kompanisë sonë përbëhen nga: Integriteti, Puna në grup, Respekti, Klienti në qënder të vëmendjes, Përkushtimi, Cilësia.
Historia jonë e ekzistencës në këtë sektor është një histori e veshur me punë, cilësi e përgjegjshmëri dhe rreth 30 vitesh e shoqëruar me shumë energji dhe pasion. Ishte babai im ai i cili më mësoi se te qënit një ndërmarrës ,do të thotë të ndjekësh pasionin tënd dhe të gjesh përfitim prej tij.
Kemi kënaqësinë t’ju komunikojmë që prej periudhës Janar 2022 kompania Degert Auto sh.a është pjesë e Nexus Automotive International Group. Për kompaninë tonë të qënit pjesë e një grupi të tillë ka shërbyer si një atelier komunikimi dhe bashkëpunimi marrëdhëniesh në biznes mes kompanive ndërkombëtare me prestigjoze në industrinë ku operojmë.
Për më shumë info mund të shfletoni portalin zyrtar të Nexus Automotive International Grup.