Historia jonë e ekzistencës në këtë sektor është një histori e veshur me punë,cilësi e përgjegjshmëri dhe e një tradite rreth 30 vite e shoqëruar me shumë energji dhe pasion. Ishte babai im ai i cili më mësoi se te qënit një ndërmarrës ,do të thotë të ndjekësh pasionin tënd dhe të gjesh përfitim prej tij. Kam kaluar rreth 70% të jetës sime në punë, në këtë që sot njihet nga të gjithë familja e madhe Degert Auto sh.a dhe kjo sepse e dua shumë atë çfarë bëj. Tashmë edhe në ditët më sfiduese unë jam i lumtur. I lumtur pasi e shikoj si një sfidë më vete ketë fakt.
Bashkëpunimi ndër vite me partnerët tanë anë e mbanë botës, kanë qenë një motivim më vete.Më kanë mësuar se çelësi i një kompanie afatgjatë është ti bësh konsumatorët apo klientët të ndihen që po dëgjohen. Të jenë në qendër të vëmëndjes kur bëhet fjalë për sugjerimet,kritikat,idet dhe madje kërkesat e tyre.Mendoj se kemi arritur që ndër vite, kjo praktikë pune të jetë pjesë e pandashme e aktivitetit tonë ditor.
Kam mësuar se të qënit një drejtues i mirë është ta konsiderosh veten një punonjës të vërtetë të ekipit me të cilën punon dhe ndërton një kulturë organike,në të cilën dëshiron të jetosh çdo ditë.
Mirënjohës për besimin tuaj!
Luan Turja
Themelues i Degert Auto sh.a
Kemi kënaqësinë t’ju komunikojmë që prej periudhës Janar 2022 kompania Degert Auto sh.a është pjesë e Nexus Automotive International Group. Për kompaninë tonë të qënit pjesë e një grupi të tillë ka shërbyer si një atelier komunikimi dhe bashkëpunimi marrëdhëniesh në biznes mes kompanive ndërkombëtare me prestigjoze në industrinë ku operojmë.
Për më shumë info mund të shfletoni portalin zyrtar të Nexus Automotive International Grup.