Burimet njerëzore janë një faktor i rëndësishëm për rritjen e biznesit dhe për këtë arsye në investojmë sistematikisht duke ju siguruar atyre trajnime në këtë sektor për të zhvilluar aftësitë e tyre profesionale.
Degert Auto vlerëson kontributin e çmueshëm të personelit të tij,përpjekjet e vazhdueshme dhe përkushtimin për rritjen dhe progresin e vazhdueshëm të kompanisë rreth 30 vite të prezencës së saj në treg.
Ne inkurajojmë dhe shpërblejmë në menyrë të vazhdueshme punonjësit të cilët tregojnë përkushtim në punën e tyre duke realizuar objektivat e caktuara me përpikmëri dhe në kohë.
Ne inspirohemi nga ato të cilët i konsiderojmë bashkë themeluesit tanë,gjatë gjithë këtij rrugetimi.
Filozofia që ne ndjekim është puna me njerëz që nuk kanë eksperiencë por që duan të punojnë, që duan të mësojnë, që mësojnë shpejt dhe lehtësisht me një rendiment më të lartë se të tjerët.
Ju mund të na dërgoni një aplikim pune kur të dëshironi,në adresën e emailit:
Kemi kënaqësinë t’ju komunikojmë që prej periudhës Janar 2022 kompania Degert Auto sh.a është pjesë e Nexus Automotive International Group. Për kompaninë tonë të qënit pjesë e një grupi të tillë ka shërbyer si një atelier komunikimi dhe bashkëpunimi marrëdhëniesh në biznes mes kompanive ndërkombëtare me prestigjoze në industrinë ku operojmë.
Për më shumë info mund të shfletoni portalin zyrtar të Nexus Automotive International Grup.