Degert Auto sha,i pati fillimet e saj modeste në vitin 1994 në qytetin e Laçit,e një aktiviteti me drejtim kryesor në fushën e tregtimit të pjesëve të këmbimit i cili u konsolidua dhe u përmirësua me kalimin e kohës,duke arritur të jetë një nga kompanitë lider në vënd. Me një eksperiencë rreth 30 vjeçare në tregun e pjesëve të këmbimit dhe lubrifikantëve të automjeteve kompania ofron një gamë të gjëre produktesh dhe shërbimesh të krijuara për të përmbushur më së miri nevojat e konsumatorëve.
Ndaj për të qenë më afër klientëve të saj për të përmbushur maksimalisht këto nevoja kompania ka investuar në hapjen e njësive të reja në qytetet më të rëndësishme të vëndit.
Sot ne jemi krenarë të themi se në çdo dyqan Degert Auto në të gjithë Shqipërinë, klientët tanë do të gjejnë gjithmonë të njëjtin standart shërbimi të dedikuar,të njëjtat produkte të një cilësie premium si dhe disponibilitetin e një stafi profesional i cili është i gatshëm të suportojë çdo problematikë apo kërkesë të tyre.
Magazina e re ne Zonën Industriale Fier, Shqipëri
Inagurimi i magazinës në Lezhë..
Dyqani ynë më i ri që i shtohet rrjetit tonë...
Dyqani ynë më i ri që i shtohet rrjetit tonë...
Dyqani ynë më i ri që i shtohet rrjetit tonë...
Kemi kënaqësinë t’ju komunikojmë që prej periudhës Janar 2022 kompania Degert Auto sh.a është pjesë e Nexus Automotive International Group. Për kompaninë tonë të qënit pjesë e një grupi të tillë ka shërbyer si një atelier komunikimi dhe bashkëpunimi marrëdhëniesh në biznes mes kompanive ndërkombëtare me prestigjoze në industrinë ku operojmë.
Për më shumë info mund të shfletoni portalin zyrtar të Nexus Automotive International Grup.